Burgu goditet nga tërmeti, ja ҫfarë ndodhi me të dënuarit

19:34 | 27 Nëntor 2019

Edhe burgu është goditur nga Tërmeti.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e rreth 150 të dënuarve nga burgu i Shënkollit në Lezhë në atë të Reçit në Malësinë e Madhe.

Shkak për këtë vendim është bërë dëmtimi i godinës nr.2 në burgun e Shënkollit për shkak të lëkundjeve të forta sizmike që ndodhën në orët e para të mëngjesit të së martës.

Transferimi i të dënuarve të Lezhës drejt IEVP-së së Reçit po zhvillohet me masa të forta sigurie dhe po shoqërohet nga një numër i madh efektivësh.

Komento: