
Stuhia që goditi Suharekën ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Përmes një postimi në Facebook, Burim Ramadani ka ndarë fotografi nga pasojat e stuhisë, duke shkruar: “Dëmet janë të konsiderueshme nga stuhia në Suharekë. Me rëndësi, njerëzit shpëtuan.”
Fotografitë e publikuara tregojnë dëmet e shkaktuara në disa pjesë të Suharekës, ndërsa situata, sipas informacioneve të deritanishme, është qetësuar. Institucionet kompetente pritet të bëjnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig.