Burim Ramadani largohet nga Facebook-u, pas emërimit si Inspektor i Përgjithshëm në AKI

17:40 | 25 November 2019

Burim Ramadani fshin profilin e tij në Facebook.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me presidentin Hashim Thaçi njoftuan sot se kanë emëruar si Inspektor të Përgjithshëm në AKI, Burim Ramadanin, shkruan Express.

Menjëherë pas këtij njoftimi, të bërë nga zyra për media e kryeministrit dhe nga presidenca, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Sigurisë, Burim Ramadani ka zgjedhur që të largohet nga rrjetet sociale.

Ai e ka mbyllur profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe zakonisht ka publikuar aktivitetet e tij, derisa, tashmë online mund të gjendet vetëm një fan page me emrin ‘Burim RAMADANI’ ku edhe aty janë publikuar njoftimet e tij, sidomos gjatë fushatës zgjedhore ku Ramadani kishte garuar si deputet nga radhët e partisë së Haradinajt.

Komento: