Burim Ramadani: Lidershipi ka mospërputhje ndërmjet asaj që deklaron dhe dokumenton

20:15 | 03 Gusht 2023
burim-ramadani:-lidershipi-ka-mosperputhje-ndermjet-asaj-qe-deklaron-dhe-dokumenton


Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se udhëheqja e lidershipit karshi proceseve në vend ëhsë ndryshe nga ajo që thuhet.

Sipas tij ka mospërputhje mes asaj që thuhet e dokumentohet.

“Unë besoj se ka një mospërputhje mes asaj që deklarohet si qëllim, mospërputhje të asaj që dokumentohet apo miratohet në Qeveri apo parlament si strategji e sigurisë kombëtare me taktikat dhe veprimet të cilat janë në terren. Pra taktikat dhe veprimet të cilat kanë qenë gjatë këtyre muajve sidomos në veri të Kosovës nuk i kanë shërby as strategjisë së sigurisë kombëtare dhe as qëllimeve nacionale të cilat janë të deklaruara në atë strategji.  Pra, unë po besoj se pa e kontestu qëllimin për shtrirje të sovranitetit ose shtirje më të madhe të sovranitetit efekti na ka dal që të jetë rritje e forcës së EULEX-it, pra duke dashtë të merr më shumë sovranitet e ka humbë edhe atë që e ka pasur”, ka shtuar Ramadani.

Komento: