Burim Ramadani publikon pamje nga autostrada: Ka nisur heqja e dheut që ka rrëshqitur

14:45 | 28 Maj 2026
burim-ramadani-publikon-pamje-nga-autostrada:-ka-nisur-heqja-e-dheut-qe-ka-rreshqitur

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka publikuar disa pamje nga një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova” ku ka rrëshqitur një pjesë e dheut anësor.

Ramadani ka thënë se pas presionit të madh publik, tashmë aty janë dërguar një ekskavator dhe një kamion për të hequr dheun.

“Me komente dhe me #share i kemi detyru këta dembelët që të lëvizin nga kolltuqet!Qeveria dembele don veç presion qytetar.Por, më 7 qershor duhet t’i largojmë nga Qeveria!”, ka shkruar ai.

Komento: