Burim Ramadani: Serbia me çdo metodë po tenton ta pengoj Kosovën në raport me ndërkombëtarët

10:19 | 25 Maj 2024
burim-ramadani:-serbia-me-cdo-metode-po-tenton-ta-pengoj-kosoven-ne-raport-me-nderkombetaret


Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, fushatën e Serbisë kundër Kosovës për anëtarësimin për asocim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s e sheh të paefektshme.

Ramadani për Front Online tha se në çdo mundësi shteti serb po e pengon Kosovën në raport me ndërkombëtarët.

Ai shprehët optimist që Kosova dhe NATO të avancojnë së bashku.

“Serbia po shfrytëzon çdo metodë dhe çdo mundësi për të penguar Kosovën në konsolidimin e shtetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Në rastin e statusit të anëtares së asociuar në AP të NATO-s besoj që kjo letër e Serbisë nuk do të ketë efekt. Unë pres që Kosova dhe NATO të avancojnë në aranzhmane të reja operacionale, sepse kjo do të ishte e rëndësisë praktike. Statusi i ri në AP NATO nuk ndryshon marrëdhëniet Kosovë-NATO”, thotë Ramadani.

 

 

 

 

Komento: