Burimi shqetëson Lelën me prekjet e tij, banorja: Po të them si njeri për herë të fundit, mos më hajde afër

10:12 | 04 November 2024

Një situatë e tensionuar është krijuar në Big Brother VIP Kosova, ku Burimi ka shqetësuar tej mase Lelën duke e prekur në këmbë, edhe pse ajo i lutej të ndalte.

Pavarësisht kërkesave të saj për respektimin e kufijve personalë, Burimi vazhdoi të injoronte thirrjet e saj.

Pas këtij incidenti, Lela shprehu irritimin e saj për gjestet e papranueshme të Burimit, duke theksuar se ai vazhdon të kalojë kufijtë e saj personale në mënyrë të përsëritur.

“Po të them si njeri për herë të fundit, sa jam akoma shumë e qetë, mos më hajde këtu afër, po dil rri atje,” tha ajo. Burimi, duke kërkuar të provokojë një bisedë, pyeti: “A bon këtu?”, ndërsa Lela u përgjigj: “Nuk bën, dhe po ta them me shumë qetësi, para se të humb kontrollin dhe të them ndonjë gjë të keqe. Kështu që shko të lutem, dil ulu atje dhe mos më rri afër.”

Pavarësisht shqetësimit të saj, Burimi e pyeti: “A je hidhëruar?”, dhe ajo konfirmoi: “Jam hidhëruar.” Ai pastaj ofroi të kërkonte falje, por Lela ishte e qartë: “Jo, nuk mund të më kërkosh falje tash, kërko falje më vonë, shko tash.”

Megjithatë, Burimi nuk u largua, duke kërkuar t’i puthë dorën, ndërsa Lela e refuzoi, duke thënë: “Nuk kam nevojë të ma puthësh dorën, të lutem shko ulu atje.”

Ky incident nuk është hera e parë që Burimi kalon kufijtë personalë me prekje, dhe ka shkaktuar shumë reagime të ashpra dhe negative në rrjetet sociale.

Komento: