Burnely dyshohet se i ‘lëshoi’ dy ndeshje

00:11 | 24 April 2023

Burnely në telashe, dyshohet se i ‘lëshoi’ dy ndeshje.

Burnley mund të jetë në telashe pasi luajti me një 11-she të dobët kundër Reading, një ekip që po lufton për rënie.

Tifozët e Huddersfield nuk u kënaqën kur panë 6 ndryshime në skuadrën e Burnleyt, që barazoi 0-0 të shtunën duke ndarë nga një pikë secili.

Federata e Futbollit e Anglisë i ka shkruar Burnleyt, që mund të shohë që disa pikë të hiqen ose të gjobiten nëse shpallen fajtor.

Burnley u përball me Reading më 15 prill në shtëpinë e tyre.

Për më tepër, skuadra bëri 6 ndryshime dhe shtoi disa lojtarë të ri. Sqarimi nga Burnley erdhi se, ndryshimet u bënë kinse disa lojtarë kishin nevojë për pak kohë loje, dhe për shkak të orarit të ngjeshur disa kishin nevojë për pushim.

Burnley madje luajti disa nga lojtarët e njëjtë kundër QPR në ndeshjen e fundit dhe humbi me rezultat 2-1.

QPR është një tjetër skuadër që lufton për rënie dhe është e 18-ta me 47 pikë.

Nga ana tjetër, Reading është në vendin e 22-të me 43 pikë dhe Huddersfield në 21 me 44 pikë, me një ndeshje më pak.

Reading dhe Huddersfield do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen e fundit , e cila do të jetë një ndeshje vendimtare në betejën për të rënë rënies.

Komento: