Burri e godet për vdekje gruan e saj në lokal, policia jep detaje shokuese si ndodhi ngjarja

12:50 | 26 February 2020

Qyteti i Durrësit është shokuar nga një kr’im i rëndë në familje. Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Mirditë ku burri i divorcuar privoi nga jeta me automatik ish gruan dhe vëllanë e saj, një tjetër grua është privuar nga jeta nga nga bashkëshorti i saj.

63 vjeçari, Ruzhdi Tonuzi dyshohet se e ka goditur me levë bashkëshorten e tij, Hajrie Tonuzi, 59 vjeçe, brenda në dyqanin ku tregtonin metrazhe.

Ngjarja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit në sheshin “Azem Hajdari” në qendër të qytetit.

“Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka privuar nga jeta me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë prangosur në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes”, bën me dije policia.

Autori është prangosur në afërsi të vendngjarjes.

Çifti banonte në afërsi të lagjet ku ndodhi vendngjarja.

Në vendngjarje ka mberritur dhe vajza e cila në një tronditje të rëndë psikologjike i ka rënë të fikët. Nuk dihen shumë detaje mbi kri’min e rëndë në familje.

Komento: