Burri e gruaja i japin fund jetës, në këtë gjendje u gjet vetëm në shtëpi djali 2-vjeçar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Burri e gruaja i japin fund jetës, në këtë gjendje u gjet vetëm në shtëpi djali 2-vjeçar

23:20 | 06 Shtator 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Angli.

Çifti i ri u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre, në një ngjarje tragjike që dyshohet nga hetimet paraprake për marrje jete.

Por para se të kryenin aktin e vetëflijimit ata duket se janë siguruar për të siguruar vogëlushin e tyre.

Për fëmijën dy-vjeçar, që raportohet të jetë djali i çiftit, po kujdesen aktualisht të afërmit e tjerë të prindërve të tij.

Trupat burrë e grua të çiftit me origjinë Letoneze, u gjetën në Henhurst Hill, në Burton-upon-Trent, mbrëmjen e djeshme.

Kiril Nemcev, 32 vjeç, dhe Lana Nemceva, 23 vjeçe, u gjetën të vdekur në rrethana ende të paqarta, në një provincë, në Angli. Djali i tyre dy-vjeçar u gjet pa asnjë problem brenda në banesë, dhe për të po kujdesen të afërmit.

Shërbimet e urgjencës u thirrën pas ngjarjes që ndodhë gjatë natës së fundit, ngjarje që tronditi zonën dhe tërë Britaninë e Madhe.

Fotot e bëra publike në rrjetet sociale tregonin sesi çifti i martuar po shijonte gëzueshëm pushime së bashku vetëm disa ditë më parë.

Kiril, një kuzhinier në “Pizza Express”, dhe Lana, e cila punonte në “Boots Optician”, postuan foto së bashku, teksa shijuan darkën në një loakl më 15 gusht, apo edhe kur edhe festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, më 3 gusht.

Pronari i banesës tregoi sesi ia dha me qira shtëpinë çiftit, më shumë se dy vjet më parë.

Duke kërkuar që të mbetej anonim ai i tha “Daily Mail”, se ” e morën me qira shtëpinë përmes një agjencie banesash”.

Të gjithë fqinjët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.

Ata thanë se dukeshin si një familje e bukur – madje ata e mbanin mirë veten.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!