Burri e gruaja rrahën mes vete në Malishevë, përfudnojnë në spital

09:52 | 29 Tetor 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në Malishevë, ku burrë e grua janë rrahur mes vete.

Që të dy, sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Malishevë , 28.10.2021 – 17:30. Janë arrestuar burrë e gruar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

Komento: