Burri e mbyti pamëshirshëm bashkëshorten në Suharekë, dalin detaje të tmerrshme nga rasti

15:29 | 02 September 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak muajve në Suharekë.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër I.H., i cili gjendet nën masën e mbajtjes nga data 01.06.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.H., i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër, deri në masë të tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe me vdekjen e personit.

“Me datë 31.05.2019 rreth orës 17:30 min., duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Ëagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë – Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen, ndërkohë, i akuzuari I.H., e ndalë automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, pastaj, viktimën me forcë e nxjerrë jashtë, dhe fillon ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit, më pas, e ndjera H.D., rrëzohet në asfalt, i akuzuari i’a kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, si rrjedhojë e goditjeve, e ndjera H.D., pëson të dëmtime e trauma në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, nga të cilat goditje vdes në QKUK në Prishtinë, me datë 15.06.2019”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.H., ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Komento: