Burri e privioi nga jeta atë dhe vajzën e saj, ja çka ka ndodhur me shtëpinë e Valbona Marku-Ndrecajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Burri e privioi nga jeta atë dhe vajzën e saj, ja çka ka ndodhur me shtëpinë e Valbona Marku-Ndrecajt

11:10 | 24 Maj 2019

Është djegur shtëpia e Valbona Markut.

Në rrethana të dyshimta është djegur shtëpia e Valbona Markut, e cila ishte privuar nga jeta kohë më parë nga bashkëshorti i saj, Pjetër Nrecaj.

Një zjarr i madh kishte kapluar këtë shtëpi mbrëmjen e djeshme, teksa lajmin për këtë e kishte dhënë vëllau i viktimës, Kujtim Marku.

Edhe nga Policia e Kosovës mbrëmë e kishin konfirmuar rastin, ndërsa kishin bërë të ditur se zjarri ka ndodhur rreth orës 21:20.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë”, kishin thënë mbrëmë nga Policia e Kosovës.

E në lidhje me rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë të dyshuar për zjarrvënien.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ende është duke u punuar në hetimet mbi rastin.

“Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar. Është duke u punuar ende me hetimet rreth rastit”, ka thënë Gjokaj.

Ndërsa Kujtim Marku, vëllai i të ndjerës ka thënë se lajmin për zjarrin në shtëpinë e tij e ka marrë
nga shoqëria.

“Ne nuk e dimë se si ka ndodhë zjarri, nuk jetojmë aty. Në shtëpi asgjë s’ka pasur në rrymë dhe është shumë e çuditshme se si ka ardh deri te zjarri”, është shprehur ai.

Kujtojmë që Valbona Marku – Ndrecaj dhe vajza e saj, ishin privuar nga jeta vitin e kaluar nga bashkëshorti i saj, Pjetër Nrecaj, pas një konflikti familjar.

E vdekur kishte mbetur edhe vajza e tyre, teksa Gjykata i ka shqiptuar denim me burg të përjetshëm Pjetër Nrecajt për vrasjen e dyfishtë.

Komento: