Burri e rrah brutalisht ish gruan e tij në mes të rrugës në Prishtinë, përfundon në ndalim policor

19:16 | 17 Janar 2023

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe.

Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ismail Dumoshi’, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se 37-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës duke e goditur me shuplakë dhe duke e kapur për fyti.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, 30-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 37-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Komento: