Burri i Albulena Haxhiut e shkel betimin: Nga zyrat e KQZ-së, Alban Krasniqi tregon si të votohet VV-ja

14:26 | 16 Dhjetor 2025
Burri i Albulena Haxhiut e shkel betimin: Nga zyrat e KQZ-së, Alban Krasniqi tregon si të votohet VV-ja

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka bërë edhe një veprim, i cili është në kundërshtim me Ligjin e Përgjithshëm të Zgjedhjeve në Kosovës.

Në zyrat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai ka realizuar një video ku tregon se si duhet të votohet me postë. Duke e injoruar faktin se është në një institucion të pavarur kushtetues, në këtë video ai tregon se si duhet të votohen Lëvizja Vetëvendosje.

Video e cila zgjat rreth pesë minuta, Krasniqi i tregon në detaje votuesit të VV-së se si duhet të votohet partia.

“KQZ përmes postes së shpejt do të dërgojë në adresën tuaj një zarf të tillë. Brenda zarfit ju do të gjeni fletëvotimin, zarfin kthyes dhe zarfin e vogël apo zarfin e fshehtësisë”, thotë Krasniqi në video.

Tutje, ai tregon se cili është hapi i parë që duhet të ndërmarr votuesi që është regjistruar për të votuar me postë.

Më pas, ai tregon për hapin e dytë, ku tregon se duhet të votohet subjekti i tij politik në fletëvotim.

Aty ai nxjerr lapsin dhe e voton partinë e Albin Kurtit.

“Hapi i dytë. Fillimisht votoni për subjektin politik, në këtë rast për Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë një tik apo mund të bëni edhe X” thotë Krasniqi, duke e votuar partinë e tij.

Komento: