
Krasniqi publikoi një reagim, ku aludoi se Haradinaj shfrytëzoi momentin e ndjeshëm kur po transmetohej videoja e nënës së tij, Rukë Haradinaj, e cila përmendte me lot djemtë e rënë dëshmorë Shkëlzenin dhe Luanin.
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, shkroi Krasniqi.
Në anën tjetër, Ramush Haradinaj u pa i emocionuar teksa në ekran shfaqej nëna e tij në vaj. Liderit të AAK-së i rrëshqitën lotët gjatë momentit, ndërsa më pas tregoi se momentet me nënën Rukë janë pjesë e përditshmërisë së tij.
“Mundohem gjithë kohën t’ia heq mërzinë nënës. Çdo mëngjes ditë e filloj me nënën, në 07:00 ora pijmë kafe bashkë”, tha Haradinaj në Politiko te Kanal10.