Burri i saj i ka kaluar të 50-tat, por ja sa vjet i mbush sot Adelina Tahiri

12:43 | 04 Prill 2020

Është mjaft e komentuar për jetën e saj personale, më shumë se për atë profesionale.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Adelina Tahiri e cila sot po feston ditëlindjen e saj të 28-të.

Këngëtarja nga Shkupi ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe do ta festoj ditëlindjen në shtëpi, si shkak i izolimit për parandalimin e pandemisë.

Ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta në adresë të saj, nga familjarë, miq e adhurues, disa nga të cilat ajo i ndau në Instastory.

Ndërkohë, kujtojmë që Adelina është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov me të cilin kanë një djalë.

Markov ka më shumë se 50 vjet, por as diferenca në vjet nuk ka ndikuar në dashurinë mes çiftit.

Ata shfaqen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. /ORAinfo/

Komento: