Burri i Vjosa Osmanit shkon në vendin ku po kërkohet familja kosovare që ra në Lepenc

17:04 | 18 Qershor 2023

Prindon Sadriu shkon në vendin ku po kërkohet familja kosovare që ra në Lepenc.

Prindon Sadriu, zëvendësshefi i misionit/ministër fuqiplotë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar vendin ku janë duke u bërë kërkime për gjetjen e familjes kosovare, që ra në lumin Lepenc, pas një aksidenti.

Bashkë me Sadriun është edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kujtojmë se kërkimet janë duke vazhduar për gjetjen e trupave të familjes kosovare. Në këtë kërkim po marrin pjesë edhe ekipe nga Kosova, si Forca e Sigurisë së Kosovës, policia dhe ekipe vullnetare.

Komento: