Burri luna me djalin, Adelina befason me veprimin e saj

20:05 | 10 January 2019

Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare për momentin.

Sidomos gjatë këtyre viteve kur ajo pranoi lidhjen me avokatin maqedonas 50 vjeçar, e me të cilin ka tani një djalë, përcjell ORAinfo.

Adelina pavarësisht komenteve negative vendosi ta vazhdojë jetën që ka nisur, në krahët e burrit të saj.

Ajo meqë është shumë aktive në rrjete sociale, nuk heziton asnjëherë të na tregojë jetën luksoze që e jeton.

Ajo këto ditë po i shijon pushimet dimërore me familje në Bansko të Bullgarisë.

Në një video të postuar nga Adelina, shihet burri i saj duke luajtur me djalin Jonin. E kjo lojë babë e birë nuk i ka ikur Adelinës e cila gjithë lojen e ka incizuar.

Me poshtë mund ta shikoni videon. /ORAinfo/

Komento: