Një burrë ka raportuar në Polici se derisa ka qenë duke e parkuar veturëne tij, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Policia njofton se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja.
Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme.
“VRASJE NË TENTATIVË | Rr. “Destan Bajraktari” 18.12.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.