Burri nga Drenasi e largon nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tyre, shkak një mosmarrëveshje

12:46 | 26 December 2022

Burri e largon nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tyre, shkak një mosmarrëveshje.

Një grua ka raportuar në Polici se burri i saj e ka larguar atë nga shtëpia së bashku me katër fëmijët.
Shkak për këtë sipas deklaratës së së saj në polici ka qenë një mosmarrëveshje.

“Gllogoc, 25.12.2022 – 20:22. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar tek familja e viktimës.

Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Komento: