Mitrovicasi synon t’ia zërë vendin Ramush Haradinajt.
Këtë javë, n’Kosovë Shoë ishte një mysafir jo fort i zakonshëm.
Ramadan Isufi, inxhinier nga Mitrovica, është njeriu i cili mendon se duhet të behet kryeministër i Republikës së Kosovës, për t’ia zënë vendin Ramush Haradinajt.
Madje, ka edhe planin se si do të qeverisë me vendin.
Nuk është anëtar i ndonjë partie, por ka një qellim. E, qëllimi i tij është të bëhet kryeministër, madje ka edhe një kërkesë që mediat ta ndihmojnë.
Kandidati i vetëshpallur për kryeministër ka shpalosur platformën e tij qeverisëse.