Burri nga Prishtina bleu shtëpinë e re, por u befasua nga ajo çfarë gjeti brenda saj

10:22 | 25 Janar 2024
burri-nga-prishtina-bleu-shtepine-e-re,-por-u-befasua-nga-ajo-cfare-gjeti-brenda-saj

Një person nga qyteti i Prishtinës bleu një shtëpi të re. Mirëpo me të hyrë në shtëpinë e re u befasua nga ajo çfarë gjeti brenda saj.

Ai gjeti një armë dhe për këtë informoi menjëherë policinë. Me të marrë informatën Policia filloi kontrollin.

Në kontroll e sipër u gjet edhe një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

“Rr. Lugmiri, Prishtinë  24.01.2024-16:30.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një  armë.  Policia ka konfiskuar të njëjtën ndërsa gjatë kontrollit në banesë e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie  me 27 copë fishekë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Komento: