Burri nga Rahoveci gjen vdekjen në oborrin e shtëpisë pasi doli për ta rregulluar traktorin

09:26 | 31 March 2022

Doli për ta rregulluar traktorin, burri nga Rahoveci gjen vdekjen në oborrin e shtëpisë.

Dje në Rahovec një burrë ka pësuar lëndime të rënda nga traktori, ku më pas ka vdekur në QKUK.

Siç njofton policia, transmeton Express, i ndjeri ishte duke e rregulluar traktorin në oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM ME PASOJA FATALE /Rr.Xheladin Hajda, Rahovec, 30.03.2022-16:05 .Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke e rregulluar traktorin ne oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve.

Komento: