Burri njofton në polici se gruaja i ka ikur në drejtim të panjohur

11:03 | 03 May 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Komunën e Prizrenit.

Një burrë nga Prizreni ka njoftuar policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë me për të.

Në polici ai ka njoftuar se gruaja është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është njoftuar në polici rreth orës 14:30 minuta.

“Ankuesi mashkull K/Rom ka raportuar se bashkëshortja e tij femër K/Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim e policisë. /ORAinfo/

Komento: