Burri privoi nga jeta gruan, detaje të reja nga rasti tragjik në Prizren

20:22 | 07 August 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren.

Bajram Velija ka qëlluar bashkëshorten e tij, policia e prangos, ai mbrohet në heshtje

Rrugën deri në shtëpi e bënë bashkë. Por një zënkë mes çiftit nga Prizreni, u kthye në tragjedi.

Bajram Velija të martën mbrëma dyshohet se qëlloi bashkëshorten e tij, 49-vjeçaren, Armenda Velija.

E menjëherë pasi që e kreu këtë akt makabër pak metra larg shtëpisë së tyre, Bajram Velija e telefonoi vëllain, për ta njoftuar për veprën e bërë.

E pas kësaj, 61-vjeçari i e kishte telefonuar edhe policinë, duke iu rrëfyer se e qëlloi gruan.

E Policia iu përgjigj kësaj thirrje, duke e gjetur dorasin në vendin e ngjarjes.

Mësohet se çifti kishte ardhur për pushime në Kosovë, pasi që të njëjtit po jetonin jashtë vendit.

Për të dy, viktimën dhe dorasin, kjo ishte martesa e dytë, ndërsa fqinjët thonë se nuk mbajnë mend që të kenë pasur probleme me herët.

Motivet e kësaj ngjarje, mbesin të panjohura edhe për Prokurorinë e Prizrenit.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, thotë që me herët nuk është raportuar se brenda kësaj familje kishte keqkuptime.

Për rastin e gruas nga Prizreni, që ishte edhe nëna e këshilltares së Ramush Haradinaj, ka reaguar kryeministri i Kosovës, dhe liderët tjerë institucionalë.

Komento: