Prizreni është tronditur mbrëmë nga një ngjarje e rëndë.
61-vjecari B.V ka privuar nga jeta gruan e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’, të Prizrenit.
Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është prangosur nga policia e Kosovës dhe gjendet në ndalim prej 48 orëve.
E disa orë pas kësaj ngjarje tragjike, policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti. Sipas policisë, me date 06 gusht 2019 pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.
“Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, thonë në polici.
Ekipet policore të hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë. Dyshohet se me të njëjtën mjet i dyshimti ka kryer veprën penale të privimit nga jeta. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.
Më këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren.