Burri vdes pasi mjekët i transplantuan veshkën me kancer

17:45 | 19 Nëntor 2022

Ishte i shëndetshëm, burri vdes pasi mjekët i transplantuan veshkën me kancer.

Ishte i shëndetshëm, burri vdes pasi mjekët i transplantuan veshkën me kancer.

Një burrë i shëndetshëm vdiq pasi mjekët gabimisht i transplantuan një veshkë me kancer. Parminder Singh Sidhu, 49 vjeç, vdiq në muajin mars – brenda një viti nga procedura, pasi mjekët nuk arritën të dallonin tumorin, sipas Daily Mail.

Fillimisht u mendua se ishte një gjëndër, por më vonë u zbulua se ishte një formë shumë agresive e kancerit që u mor drejtpërdrejt nga organi dhurues.

Ai vendosi të hiqte veshkën, por mjekët nuk kishin arritur të dallonin se kanceri tashmë ishte përhapur në shtyllën kurrizore dhe ai vdiq në mars të këtij viti – vetëm dy muaj pas operacionit.

Rasti i Sidhut u konsiderua aq i rrallë sa që besohet të jetë një nga vetëm 11 në mbarë botën, nga më shumë se 80 mijë transplantime në vit. Mjekët nuk kishin arsye të dyshonin, pasi vetë donatorja nuk kishte histori apo shenja të kancerit.

“Ai ishte thjesht një bashkëshort normal. Ai donte të bënte një operacion për të përmirësuar jetën e tij. Është vërtet shumë e vështirë për mua dhe fëmijët tanë tani. Gjatë gjithë kohës mendoj për të’, tha bashkëshortja e tij.

Komento: