Burri nga Suhareka i ka ikur gruaja nga shtëpia

21:41 | 22 October 2022

Që prej 2 tetorit kur doli nga shtëpia në Samadrexhë të Suharekës, Emine Berisha, nuk u kthye më aty.

Për 30 vjeçaren nuk dëgjoi kurrkush prej asaj dite, duke përfshirë këtu familjen e edhe burrin e saj. Ky i fundit ia mësyu menjëherë policisë për t’a raportuar si të zhdukur, por tek më pas e mori vesh se gruaja e kishte lënë dollapin e rrobave zbrazët.

Bashkëshorti i 30-vjeçares tha se dyshon që gruaja e tij iku nga shtëpia me vetëdëshirë duke i lënë dy fëmijët e saj të vegjël vetëm, ndonëse me të e as me ndonjë anëtarë tjetër të familjes nuk kishte ndonjë problem.

Policia është vënë në kërkim të zonjës, duke ndërmarrë disa hapa për gjetjen e saj që deri tashti rezultuan të pasuksesshëm. Andaj me urdhër të prokurorit fotografia e të zhdukurës u bë publike në mënyrë që nëse dikush nga qytetarët e sheh t’i lajmërojë menjëherë.

Komento: