Bursat STEM – hapet aplikimi për studentet që studiojnë në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë

18:30 | 08 Qershor 2026
bursat-stem-–-hapet-aplikimi-per-studentet-qe-studiojne-ne-shkence,-teknologji,-inxhinieri-dhe-matematike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për ndarjen e bursave për studentet që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Përmes kësaj mbështetjeje, Ministria e Arsimit inkurajon pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në programet STEM dhe vlerëson se kontribon në fuqizimin e tyre akademik e profesional në sektorë me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë studentet e nivelit baçelor që janë regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet STEM në universitetet publike të Kosovës, e të cilat kanë dhënë së paku dy provime të semestrit të parë.

“Në këtë thirrje inkurajohen veçanërisht të aplikojnë studentet nga komunitetet jo-shumicë, studentet me aftësi të kufizuara dhe ato që vijnë nga zonat rurale.” – thuhet në njoftim.

Kurse, procesi i aplikimit realizohet online përmes platformës e-Kosova, ndërsa aplikacionet duhet të përmbajnë dokumentacionin e kërkuar sipas kushteve të përcaktuara në konkurs.

Konkursi është i hapur nga data 8 qershor 2026 deri më 22 qershor 2026.

Në lidhje me kriteret e konkursit për të aplikuar mund të lexoni në këtë LINK.

Komento: