Inter Miami njoftoi nënshkrimin e legjendës së Barcelonës, Sergio Busquets në Tëitter pak çaste më parëte.
Klubi MLS, i cili tashmë ka shtuar në radhët e tij ish-shokun e skuadrës së Busquets në Barcelonë, Lionel Messi, shtoi edhe më shumë fuqinë e yjeve në radhët e tyre, duke nënshkruar 34-vjeçarin si lojtar i lirë.
Kontrata e mesfushorit me Barcelonën është caktuar të skadojë javën e ardhshme, duke e lënë atë një lojtar të lirë.
Ai refuzoi ofertat nga klubet në Arabinë Saudite në favor të bashkimit me ekipin e David Beckham për përvojën në MLS.
Busquets dhe Messi pritet të debutojnë së bashku më 21 korrik kur Inter Mimai do të presë ekipi meksikan Cruz Azul.