Busquets i vendosur të largohet nga Barcelona

17:39 | 02 March 2023

Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mesfushori spanjoll është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me gjigantin katalunas dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin e ëndrrave të tij.

Përfaqësuesi spanjoll ka fituar gjithçka në “Camp Nou” dhe konsideron se ka ardhur koha për t’u larguar dhe për ta provuar një eksperiencë të re.

Mediumi “El Nacional” raporton se mesfushori shkatërrues e ka informuar presidentin Joan Laporta se dëshiron të largohet dhe e ka refuzuar propozimin e vazhdimit të kontratës për një vit.

Veterani i mesfushës ka oferta nga klubet e Premierligës dhe nga ato amerikane të ligës MLS.

Prandaj, në muajt në vazhdim ai do të vendosë se ku do të transferohet, për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës së tij.

Busquets konsiderohet si njëri prej mesfushorëve defanzivë më të mirë në botë në 15 vjetët e fundit.

Komento: