Pas një karriere 18-vjeçare në klub, Sergio Busquets pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Mesfushori spanjoll raportohet se do të largohet si lojtar i lirë, pasi edhe i skadon kontrata me katalonasit.
Busquets ka qenë një “shërbëtor” i jashtëzakonshëm për Barcelonën dhe pavarësisht se ende konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm nga Xavi, ai me sa duket ka marrë vendimin për t’u ndarë me klubin gjatë verës.
34-vjeçari thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar gjatë ditëve të fundit dhe ka informuar zyrtarët e klubit se ai nuk do të vazhdojë qëndrimin, shkruan Express.
Sipas gazetarit të “Relevo, Toni Juanmarti, lajmi për largimin e tij mund të bëhet i ditur që sonte.
Busquets, i cili është kapiteni i klubit, do të largohet nga Barcelona në një nivel të lartë. Ata janë në rrugë të sigurt për t’u shpallur kampionë në La Liga, teksa ndeshja e tij i fundit në “Camp Nou” ka të ngjarë të jetë edhe ajo e ngritjes së trofeut, më 28 maj.