
Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.
Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati në radio Klan Kosova.
Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.
“Ideja e bustit të Adem Jasharit ka ardhur spontanisht, duke qenë se në fshatin Hamil kemi pasur kampin e refugjatëve midis fshatit Hamil dhe atij Seman. Gjatë asaj periudhe kemi pritur familjet e Dardanisë në banesat tona dhe kemi ruajtur kujtime shumë të bukura që na kanë lënë mbresa të thella. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj, po ashtu edhe gazetarë”, tha ai
Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë edhe të rinj të fshatit dhe gazetarë, përfshirë Marin Memën.