Butrint Imeri e harron Kiara Titon, tani shfaqet në krahët e kësaj femre simpatike

08:48 | 09 January 2019

Këngëtarit Butrint Imerit krahas muzikës, po i ecën mirë edhe me femra.

Ka kaluar shumë kohë që kur Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë përfolur për një lidhje dashurie. Mirëpo asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar kurrë lidhjen publikisht duke thënë se janë vetëm miq.

Pak muaj më parë e pyetur për lidhjen me Butrintin, moderatorja tha se largësia nuk mund të mbante një lidhje kështu që ata nuk ishin bashkëKiara na hodhi dyshimet se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes për shkak të distancës.

Mirëpo Butrinti i bëri lëmsh fansat para pak javësh pasi i la Kiarës një koment me një emoji të mërzitur, ndërkohë që ajo i’a ktheu me fytyrën e një arushi.

Por që pas këtij komenti nuk është se kemi parë ndonjë detaj tjetër për ta, madje as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Së fundmi në një video të siguruar nga intv. al, Butrinti shfaqet në krah të një vajze bionde simpatike dhe gjatë gjithë kohës është duke qeshur.

Madje ai i thotë diçka në vesh, por as që ia kemi idenë se çfarë mund t’i ketë thënë.

Duhet ta pranojmë që vajza është shumë simpatike, por me siguri është një nga fanset e tij në ndonjë koncert ku ai ka performuar.

Fundja Butrinti na ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fansat, sidomos ato femra.

Komento: