Buxheti 2021: Kuvendi i Kosovës nis shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit

18:34 | 29 Dhjetor 2020

Buxheti 2021, Kuvendi nis shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit.

Kuvendi i Kosovës ka nisur ta shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Seanca ishte paraparë të fillojë në ora 14:00, por kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se ajo është shtyrë për në orën 17:00.

Kjo për shkak që raporti lidhur me rekomandimet e amandamenteve nuk është gati.

Projektligji për Buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

Komento: