Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë në Kuvend dhe ta diskutojmë

17:10 | 13 Shkurt 2026
buxheti-2026,-abdixhiku:-zoti-i-shpise-kurti-duhet-te-jete-ne-kuvend-dhe-ta-diskutojme

Kuvendi i Kosovës tashmë ka arritur në shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Për të shqyrtuar këtë projektligj, nevojitet të shmangen afatet procedurale, prandaj një gjë e tillë u refuzua edhe nga LDK.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se Ligji për Buxhetin nuk mund të trajtohet kështu, prandaj nëse nuk gjejnë mirëkuptim, nuk e votojnë.

Ai madje tha se në këtë situatë do të duhej të ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Padyshim, është e rëndësishme të jetë zoti i shpisë këtu, kryeministri i Kosovës. Le të vjen, ta diskutojmë. Merreni me seriozitet. Nëse s’kemi mirëkuptim, LDK nuk do të votojë për në këtë drejtim”.

Komento: