
21 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani për ndërmjetësim politik në çështjen e miratimit të buxhetit dhe marrëveshjen për Planin e Rritjes para se të shpërbëhet parlamenti.
Mes tjerash në letër theksohet se e ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike.
“Jemi të vetëdijshëm se ka shumë çështje që kërkojnë vëmendje urgjente nga Kuvendi i Kosovës në këtë periudhë të ndjeshme politike. Megjithatë, vlerësojmë se dy ndër to janë veçanërisht të domosdoshme dhe për të cilat mund të arrihet pajtim i gjerë ndërmjet të gjitha forcave politike. Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe miratimi i Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes para shpërbërjes së Kuvendit”.
“Po ashtu, si rrjedhojë e bllokadës institucionale shumë-mujore Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Kjo po e pamundëson arkëtimin e parapagesës dhe disbursimin e këstit të parë për masat e zbatuara sipas kësaj marrëveshjeje dhe humbjen e një mundësie të rëndësishme për të rikthyer besimin e Bashkimit Evropian dhe qytetarëve në përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj procesit të integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në letrën e këtyre organizatave, transmeton Klankosova.tv.
“Duke pasur parasysh rolin tuaj kushtetues dhe konsensual, ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni iniciativë për ndërmjetësim politik, duke ftuar partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme e funksionale për çështjen e buxhetit dhe marrëveshjeve në fjalë, para se të shpërbëhet Kuvendi aktual dhe vendi të shkojë në zgjedhje”
Ato kanë propozuar disa rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme që i gjeni më poshtë:
Më poshtë i gjeni organizatat që i janë drejtuar presidentes.
Instituti GAP
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)
SHL-Kosova
Balkan Green Foundation (BGF)
Community Building Mitrovica (CBM)
Community Development Fund (CDF)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Activism Roots
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD)
Kosova – Ëomen 4 Ëomen (K-Ë4Ë)
EC Ma Ndryshe
YMCA Kosova
TOKA
Organization for Partnership, Engagement and Development (OPED)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)