Buxheti i vitit 2024, Dreshaj: Nuk e ndalë ikjen e mjekëve nga Kosova, është diskriminues

17:23 | 16 Nëntor 2023
buxheti-i-vitit-2024,-dreshaj:-nuk-e-ndale-ikjen-e-mjekeve-nga-kosova,-eshte-diskriminues
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se projekt-buxheti është i shifrave të mëdha por rritje ka vetëm 100 milionë euro. 
Dreshaj tha se një projekt-buxhet nuk mundet të quhet i shpresës përderisa nuk e parasheh autostradën e Dukagjinit.
“Ky buxhet është buxhet i shifrave të mëdha, por ka rriyje vetëm prej 100 milionë euro në total nga viti paraprak i cili ishte vit me plot probleme dhe protesta e paknaqësi të llojeve të.ndryshme”.
“Si mund të quhet buxhet i shpresës dhe i të ardhmes derisa askund nuk është autostrada e Dukagjinit, lihen anash mbi 600 000 banorë, a janë edhe këta kontribues në buxhetin e Kosovës a jo?
Njëjtë edhe me rrugën Kieve-Zahaq, rrugë e vdekjes, e cila është trashegimi nga koha e okupimit, ishte e buxhetuar, ndërsa tre vitet e fundit asnjë baski nuk është vënë në të”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka shtuar se në gjendje të njëjtë është rruga Pejë-Rugovë.
“Mos më keq është rruga Pejë-Rugovë, e shkatërruar, kjo nuk mund të renovohet e as të harrnohet me 1 milion euro dhe atë në këtë kohë kur për shkak të kushteve atmosferike nuk mund të punohet. Të mos fas per 100 metra asfalt të vendosur te Patriarkana, që ende pa filluar të lëshohet në qarkullim është plasaritur dhe shkatrruar. Qarkullimi vazhdon në trasenë e vejtër të pa asfaltuar”, ka shtuar Dreshaj.
Deputeti Dreshaj tha se qeveria e Kosovës punëtorët shëndetësorë i ka anashkaluar totalisht.
“Puntorët shëndetësorë- kur kishim nevojë i quajtem heronjë, sot i kemi anashkaluar komplet. Mjekësia prioritet, çfarë prioriteti kur mjekësia ka pjesëmarrje vetëm 3.4% në BPV, kur vendet e rajonit kanë dy-tre fish ma shumë (MZ=7.13%, BH=6.84%)”.
“Ku janë sigurimet shëndetësore, as për vitin 2024 nuk janë buxhetuar. Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon dhe BE pa sigurime shëndetësore. Ku janë skemat sociale, paraplegjikët, hemoplegjikët, të verbërit. Çfarë përkushtimi pritni nga Drejtorët e Klinikave kur diferenca në pagë, nga specialisti është vetëm 50 euro?”, ka shtuar Dreshaj.
“Çfarë shkollimi cilësor mund të prisni kur një mjek në specializim e paguani 600 euro, sa një kamarier? Çfarë cilësie mund të prisni nga shërbimi infermieror, kur nuk kanë rrerzikshmëri, nuk paguhet puna e nates e as vikendet?”, është shprehur Dreshaj.
Ai shtoi se këto kërkesa ishin gjatë tri viteve të fundit.
“Këto kërkesa ishin tërë këto tre vite, asnjëra nuk është përfshirë. Kështu nuk nga ndalet migrimi i mjekëve dhe infermierërve. Ju perkujtojë vetëm sivjet deri tani 147 e kanë lëshuar vendin, sipas OM”, tha Dreshaj.

Komento: