Buxheti për mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit e Speciales

08:45 | 11 January 2019

Buxheti për të akuzuarit e Gjykatës Speciale po diskutohet dhe pritet që së shpejti të ndahet një buxhet i tillë.

Driton Lajqi, shef i Zyrës për Mbrojtjen Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Gjykata Speciale, ka thënë se tashmë është duke u diskutuar për buxhetin sa i përket mbulesës së shpenzimeve për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale.

Ende pa nisur aktivizimi i Gjykatës Speciale në buxhetin e vitit 2017, Qeveria e Kosovës pati ndarë një fond të veçantë prej 1.5 milion eurosh për mbrojtjen juridike dhe për mbështetjen financiare për personat që potencialisht do të ishin të akuzuar nga Specialja, shkruan Zëri.

Megjithëkëtë, ky fond po konsiderohet i pamjaftueshëm nga avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë tash pasi ky mekanizëm është aktivizuar.

Por sipas tyre, ky është vetëm fillimi, pasi së shpejti pritet të nxirret edhe rregullorja për ndarjen e mjeteve për kompensimin dhe për mbrojtjen e të akuzuarve.

Komento: