Buxhovi s’mund ta thotë të vërtetën për UÇK-në

15:48 | 18 Korrik 2019

Një kohë të gjatë, që nga paralufta në Kosovë, Jusuf Buxhovi, siç dihet, ishte korrespondent (me stazh të stërgjatur) i gazetës Rilindja në Gjermani. Pa qenë, siç thuhej në atë kohë, “i përshtatshëm ideo-politikisht“ për partinë dhe për pushtetin serb, ai nuk do të mund të emërohej në atë detyrë. Aq më pak, ai do të mund të qëndronte aq gjatë në atë detyrë, të ndijshme e të rëndësishme, për partinë e për pushtetin serb të paraluftës, pa e kryer si duhet, me „nderë“ e me besnikëri, misionin e tij.

Të qenët i përshtatshëm ideo-politikisht për partin dhe për pushtetin serb dhe Lëvizja patriotike e Kosovës për çlirim nga Serbia, siç dihet, kurrë nuk kanë shkuar bashkë.

Buxhovi, siç, dihet, ishte LDK-ist i hershëm, ose themelues i LDK-së, siç po thonë disa përkrahës të tij, por ai ishte edhe ANTIUÇK-ist i deklaruar, që nga fillimi i luftës së UÇK-së, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, deri në shpërndarjen e saj, në shtator 1999. I këtillë, në raport me UÇK-në, ai ka mbetur edhe sot e gjithë ditën.

Kur kihen parasysh raportet UÇK-LDK, thënë më së buti, aspak miqësore, mund të thuhet se Jusuf Buxhovi është në “KONFLIKT TË MADH INTERESI“ me UÇK-në.

Të paktën, vetëm për këto arsye, prandaj, Jusuf Buxhovi, mund të thotë shpifje, gënjeshtra e gjysmë të vërteta, por jo të vërtetën për luftën e UÇK-së kundër okupimit të Kosovës nga Serbia.

E vërteta për UÇK-së, për luftën e saj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia, siç u pa në emisionin e tij (11.07.2019), nuk i ka interesuar as Adriatik Kelmendit të KTV-së. Përndryshe, krahas Jusuf Buxhovit, ai do ta kishte ftuar edhe Frashër Demajn, p. sh. ose ndonjë historian tjetër kredibil të Kosovës, në emisionin e tij për UÇK-në.

Komento: