Si duket partisë në pushtet i ka humbur logjika se çfarë është duke thënë në fushatën zgjedhore, duke përdoru terma dhe fjalë më të ulta për gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Thujse në çdo tunim elektoral ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvall, e ka quajtur një gjeneral të vetëshpallur, komandantin Ramush Haradinaj dhe epitete nga më të ndryshme për familjen e tij dhe partinë që drejton. Për gjithë këto të pavërteta i qetë nuk ka ndenjur analisti Berat Buzhala, cili ka thënë se Ramush Haradinaj është ikonë e luftës dhe Herkul i kohës moderne. “Ramush Haradinaj kurrë nuk ka pase nevojë as për titullin komandant, as për titullin gjeneral, ani pse, këta tituj atij ia kishte dhënë në vitin 1998 burri i Shqipe Selimit, Rexhep Selimi, bashke me Hashim Thaçin. Ramushi është ikonë e luftës. Është njëfar Herkuli i kohëve moderne. Krejtësisht i pathyeshem, ani pse arsye për me u thy ka pasë mjaftueshëm”, ka shkruar Buzhala në Facebook. Tutje Buzhala tha se Ramush Haradinaj e ka mbajtur vëllaun e tij të vdekur në shpinën e tij, që është diçka sikur me qenë gojdhënë e ndonjë dhe legjende. Poashtu, ai tha se Haradinaj dhe familja e tij nuk janë me asgjë prapa familjes Jashari. Ramushi e ka mbajtë mbi shpinën e tij vëllaun e vdekur. Kjo tablo është sikur me qenë ndonjë gojedhane, ndonjë legjende, e jo ngjarje e vërtetë, për të cilën ka edhe dëshmitarë që sot e kësaj dite janë gjallë. Haradinaj dhe familja e tij nuk janë me asgjë prapa familjes Jashari, ndonese kurrë krahasime të tilla nuk duhet me u bo”, shtoi ai. Postimi i plotë: Ne vitin 2008 u pat botu ne revisten prestigjioze Vanity Fair nje shkrim shume i gjate me titull “House of War”, qe i dedikohej Ramush Haradinajt dhe familjes se tij. Kujtdo qe nuk e ka lexu, ia rekomandoj. Ate artikull nuk e kemi shkru ne shqiptaret, por amerikanet. (kjo foto edhe nga ky shkrim) Ramush Haradinaj kurre nuk ka pase nevoje as per titullin komandant, as per titullin gjeneral, ani pse, keta tituj atij ia kishte dhene ne vitin 1998 burri i Shqipe Selimit, Rexhep Selimi, bashke me Hashim Thacin. Nejse, nuk merzitet Donika Gervalla per kete pune, sepse ajo edhe Rexhep Selimin e ka quajt kriminel, kurse tash i doli pune ne Decan me Ramushin. Ramushi eshte ikone e luftes. Eshte njefar Herkuli i koheve moderne. Krejtesisht i pathyeshem, ani pse arsye per me u thy ka pase mjaftueshem. Ramushi e ka bajte mbi shpinen e tij vellaun e vdekur. Kjo tablo eshte sikur me qene ndonje gojedhane, ndonje legjende, e jo ngjarje e vertete, per te cilen ka edhe deshmitare qe sot e kesaj dite jane gjalle. Haradinaj dhe familja e tij nuk jane me asgje prapa familjes Jashari, ndonese kurre krahasime te tilla nuk duhet me u bo. Njeriu me i afert i Albin Kurtit, Donika, sot hodhi balte mbi te, respektivisht mbi ne.