“Bye” Guardiola, ky është trajneri i ri i City-it

16:42 | 20 Dhjetor 2019

Mauricio Pochettino, dëshiron të zëvendësojë Pep Guardiola te Manchester City, nëse ky i fundit largohet gjatë verës.

Ai u shkarkua kohët e fundit nga Tottenham pas një rënie në formë, e Pochettino ka kohë që është admiruar nga Real Madrid dhe Manchester United, por Sun raporton se Argjentinasi nuk ka dëshirë të shprehë interes për të dy klubet për momentin, përcjell ORAinfo.

Kjo për shkak se ai do të dëshironte mundësinë për të marrë përsipër kampionët e Premier League, nëse Guardiola largohet nga City pas sezonit aktual./ORAinfo/

Komento: