“Bye” Sarri! Ky është trajneri i ri i Chelseas

17:00 | 01 Prill 2019

Qëndrueshmëria e Maurizio Sarri në stolin e Chelsea është në dyshim serioz.

Në fazën e tanishme, Blues janë jashtë katër vendeve të para në Premier League dhe italiani po ecën mbi akull të hollë përcjell ORAinfo.

E ardhmja e tij në stolin e Chelsea varet nga kualifikimi për Ligën e Kampionëve, i cili mund të rrëmbehet duke i dhënë fund fushatës në katër vendet e para kryesore të Premier Ligës ose duke fituar Ligën e Evropës.

Nëse Sarri do të dështojë në arritjen e këtij synimi, ai mund të zëvendësohet nga Frankie Lampard, aksionet e të cilit po diskutohen në Stamford Bridge./ORAinfo/

Komento: