
Van de Beek nuk është i lumtur te Man Utd.
Mesfushori ende nuk e ka gjetur hapin e tij në Old Trafford dhe mund të kërkojë një mundësi të ndryshme në Premier League.
Crystal Palace dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester United, Donny van de Beek në huazim para fundit të muajit, zbulon Evening Standard, përcjell ORAinfo.

United thuhet se është i hapur ndaj idesë, pasi kjo do t’i mundësonte Van de Beek-ut të provojë veten në Premier League gjatë gjysmës së dytë të sezonit përpara se të rivlerësohet gjatë verës./ORAinfo/