Trajneri i njohur kosovar i futbollit, Bylbyl Sokoli do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Vet Sokoli e konfirmoi një gjë të tillë në një bisedë për Gazetën Express disa orë më parë.
Ndërsa, kandidimin e tij e konfirmoi tani edhe Albin Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Njoftimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
Mirësevjen, profesor!
Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror.
Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit.