Bylbyl Sokoli i futet politikës, aderon në Vetëvendosje

16:38 | 11 Dhjetor 2024

Trajneri i njohur i futbollit Bylbyl Sokol, zyrtarisht i ka hyrë rrugës së politikës.

Sokoli tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e listës zgjedhore në garën e 9 shkurtit.

Këtë e konfirmoi vet Sokoli.

“Qëndrimet e mia do të jenë të njëjtat sikur edhe më parë. Mos u brengosni”, tha shkurtimisht trajneri Bylbyl Sokoli për Klankosova.tv

Komento: