Bylbyl Sokoli merr drejtimin e klubit të Dinamos nga Ferizaj

17:15 | 08 Mars 2024

Bylbyl Sokoli është rikthyer në postin e trajnerit.

Ai është zyrtarizuar si trajner i skuadrës së Dinamo Ferizajit, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

”Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.

I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku.

Trajner Bylbyl Sokoli është i pajisur me licencën UEFA Pro.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Komento: