Bytyiq: SHBA-të kanë dhënë ndihmë të madhe në procese të rëndësishme në arsim

13:53 | 07 August 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytiqi ka marrë pjesë në betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Në këtë organizim të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, drejtoresha e Korpusit të Paqes, Darlene Grant dhe anëtarë të familjeve nikoqire.

Me këtë rast, ministri Bytyiq para të pranishmeve ka theksuar se miqësia e popullit të Kosovës për atë amerikan është e mbjellë në gjithçka që Amerika ka bërë për Kosovën.

Sipas tij, SHBA-të kanë dhënë ndihmë të madhe në procese të rëndësishme në arsim, si dhe në mbështetjen e mësimdhënësve përmes programit të Korpusit të Paqes, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i Bytyqit:

Pata kënaqësinë që të marr pjesë në betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Korpusit të Paqes në Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, drejtoresha e Korpusit të Paqes, Darlene Grant dhe anëtarë të familjeve nikoqire.

Me këtë rast, theksova se miqësia e popullit tonë për atë amerikan është e mbjellë në gjithçka që Amerika ka bërë për Kosovën.

Programi i Korpusit të Paqes, i cili po ofrohet në bazë vullnetare, me fokus ofrimin e ndihmës për shoqëritë e vendeve të ndryshme, duke ofruar informacion për kulturën dhe traditën amerikane dhe njëkohësisht njohjen dhe traditën e popujve nikoqirë, tashmë ka zënë vend edhe në Kosovë, për çka edhe u jemi mirënjohës.

SHBA-të kanë dhënë ndihmë të madhe në procese të rëndësishme në arsim, si dhe në mbështetjen e mësimdhënësve përmes programit të Korpusit të Paqes.

Kjo ceremoni ishte kurorëzim i punës dhe përkushtimit të 38 vullnetarëve, pas përfundimit të trajnimit të tyre prej dhjetë javësh për gjuhën, kulturën si dhe trajnime teknike në Kosovë.

Komento: