Bytyqi bashkë me Haradinajn marrin pjesë në 92 vjetorin e shkollës në Irzniq të Deçanit

11:49 | 10 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi së bashku me kryeministrin Haradinaj kanë marrë pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës në Irzniq të Deçanit.

Ministri Bytyqi është shprehur i emocionuar nga kjo vizitë pasi që sipas tij, Irzniqi është një nga vendet ku i gjejmë organizimet e para të mësimit në gjuhën shqipe, përcjëll ORAinfo.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi

Bashkë me kryeministrin Haradinaj morëm pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës në Irzniq të Deçanit.

Është emocion i veçantë në ditë të tilla, në ambiente të shkollave si kjo, sepse Irzniqi është një nga vendet ku i gjejmë organizimet e para të mësimit në gjuhën shqipe, pra që nga viti 1915.

Është emocion i veçantë, po ashtu, sepse tashmë, fëmijët e Irzniqit po arsimohen në këtë shkollë që bartë emër të ri: ShFMU “Maxhun Çekaj”. Ky emër, simbolizon përpjekjet e shqiptarëve për t’u arsimuar, e njëkohësisht përpjekjet dhe sakrificën për liri, sepse Maxhun Çekaj ja fali jetën arsimit dhe lirisë!

E gëzofshi shkollën me emrin e ri!

Lavdi mësuesit dhe dëshmorit të Kosovës, Maxhun Çekaj!

Komento: